Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, i cili ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën regjimin e Sllobodan Millosheviqin.
Ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga kjo pozitë.
Musliu e quajti këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.
“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, shkroi mes tjerash Musliu.
Postimi i plotë:
Në vazhden e fushatës zgjedhore
ringjallën kauzat e rreme.
Deklarata e Dimal Bashës, sipas së cilës “rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”, është skandaloze, fyese dhe thellësisht e papranueshme për çdo qytetar që e njeh historinë e vuajtjeve të popullit tonë.
Ta krahasosh një rast tragjik individual për të cilin drejtësia duhet të flasë me prova e përgjegjësi konkrete me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet, helmimet, dëbimet dhe gjenocidin që Serbia e Millosheviqit ushtroi mbi qindra mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe ndaj gjithë popullit të Kosovës.
Një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla, ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione e për të mbuluar paaftësinë politike.
Në të dy rastet, është e papranueshme që një figurë në krye të institucionit më të lartë përfaqësues të flasë me kaq papërgjegjësi.
Kjo deklaratë është vazhdimësi e të “famshmit” punimit shkëncor kundër UÇK-së nga Dimali.
Prandaj, si shoqëri, duhet të kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të këtij njeriu të papërgjegjshëm. Kosova ka përjetuar mjaft dhimbje për të lejuar që politikanë që luajnë me ndjenjat e qytetarëve ta banalizojnë historinë dhe sakrificën e saj.
Kurti për rastin e Astrit Deharit: S’mund të bëhem prokuror e gjykatës



