spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
14:50
HomeEkonomiPas deklaratës së Kurtit për buxhetin, shqetësim edhe te bizneset

Pas deklaratës së Kurtit për buxhetin, shqetësim edhe te bizneset

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deklarimet e kryetarit të LVV-së, Kurti, se ai do të kujdeset që të mos ndajë buxhet për kryetarët e komunave të cilët sipas tij, vjedhin buxhetin e shtetit, drejtori i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ka cilësuar si të papranueshme.

Ibrahimi tha se deklaratat fyese dhe denigruese ndaj kryetarëve të komunave nuk janë në frymën institucionaliste dhe se akuzat e Kurtit për kryetarët e komunave nuk qëndrojnë.

- Advertisement -

Deklaratat e Kurtit, për selektim të ndarjeve buxhetore, u panë me shqetësim edhe nga komuniteti i bizneseve.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se deklaratat e tilla krijojnë pasiguri tek bizneset që operojnë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

- Advertisement -

“Kto deklarata krijojnë pasiguri tek bizneset sepse, bizneset e të gjitha komunave me taksat e tyre kontribojnë në buxhetin e shtetit, dhe normal që këto deklarata krijojnë pasiguri dhe shqetësim tek bizneset…”, tha Rafuna për rtv21.

Më 31 tetor kur ishte edhe afati i fundit për aprovimin e buxhetit, qeveria në detyrë miratojë buxhetin prej 4 miliardë euro. Ndërkohë, i njëjti buxhet duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës në dy lexime me shumicë të thjeshtë më së largu deri më 31 dhjetor. Megjithatë, miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë i cili shkaktoi valë reagimesh sa i përket ligjshmërisë së tij, tashmë po kontestohet në Gjykatë.

Kosova prej muajsh gjendet në një bllokadë politike, dhe pavarësisht se nuk dihet se a do të ketë një qeveri të re apo vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ministrat në detyrë të cilët më 9 shkurt janë zgjedhur deputet vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e komisioneve parlamentare, komisione këto të cilat sipas tyre, do të mundësonin që të shqyrtoheshin dhe votoheshin çështjet emergjente siç është buxheti dhe plani i rritjes i BE-së.

Ibrahimi e quan fyerje deklaratën e Kurtit: “S’do të jap para për kryetarët që vjedhin”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat