spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
21:53
HomeKulturëShowBizPas fyerjes së rëndë ndaj Gjestit, Jozi: U keqkuptova, i kërkoj falje...

Pas fyerjes së rëndë ndaj Gjestit, Jozi: U keqkuptova, i kërkoj falje kujtdo që është prekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jozef Marku ka sqaruar edhe një herë në spektaklin e Big Brother Vip incidentin që ndodhi me Gjestin dhe ofendimet e drejtuara ndaj tij, për të cilat ai mori zarf të zi dhe u përjashtua nga gara.

“Më vret që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë, ishte një shembull i keq për Gjestin që të mos arrijmë në këtë pikë. Ndodhi çfarë ndodhi, jemi këtu, kam kërkuar falje për të gjithë ata që e kanë keqkuptuar dhe më dhemb shumë keqkuptimi”, tha ai.

- Advertisement -

Ai ka komentuar edhe situatat e fundit të Loredanës gjatë ditëve pa të në shtëpi, kur disa herë ka thënë se Jozi e ka gënjyer apo ka vënë në pikëpyetje nëse ai e ka dashur vërtetë apo jo.

“E kanë rrethuar hienat Lorin dhe po bie dalë ngadalë, mjafton një moment i vogël prania ime pranë saj dhe i sheshon çdo gjë”, tha Jozi.

- Advertisement -

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat