spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:42
HomeRajoniMaqedonia e VeriutPas incidenteve me flamuj, ministrja e arsimit i vë flaken edhe më...

Pas incidenteve me flamuj, ministrja e arsimit i vë flaken edhe më shumë tensioneve në Maqedoni të Veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar deklaratat e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, duke i quajtur fyerje të rënda ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën e sakrificat historike të popullit shqiptar për UÇK-në.

“Të thuash se UÇK ‘nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet’ është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend. UÇK nuk është ‘asgjë’ për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. UÇK për shqiptarët është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar të jetë i barabartë. Çdo përpjekje për të mohuar këtë të vërtetë historike është një akt diskriminimi që thellon ndarjet ndëretnike dhe dëmton ndjeshëm harmoninë shoqërore”, thuhet në reagimin e BDI-së.

- Advertisement -

Kjo qasje selektive dhe hipokrite, sipas kësaj partie, është e papranueshme.

“Të nderosh Komitët, ndërsa përbuz UÇK-në, është dëshmi e standardeve të dyfishta dhe mungesës së sinqeritetit nga kjo qeveri”.

- Advertisement -

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar që ministrja të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe të kërkojë falje publike.

BDI i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet ndëretnike.

“UÇK për shqiptarët është historia, sakrifica dhe krenaria jonë. Kushdo që e nënvlerëson këtë simbol të rëndësishëm duhet të kuptojë se nuk mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët duke fyer dhe përjashtuar një popull të tërë. Shqiptarët kanë dhënë gjithmonë kontribut për këtë shtet dhe nuk do të lejojnë kurrë që historia e tyre të reduktohet në ‘asgjë’”.

Reagimet vijne pasi ministrja e arsimit, Vesna Janevska, deklari sot se ushtria e UÇK-së dhe emblema e UÇK-së për këtë shtet nuk janë asgjë.

“Në këtë shtet, lufta, konflikti, quajeni si të doni, shkaktoi viktima në të gjitha palët e përfshira. Të gjitha nënat qajnë njësoj, të gjitha nënat ndjejnë dhembje njësoj. Në vend që të përpiqemi ta harrojmë atë konflikt dhe të edukojmë fëmijët me atë që unë them, ne po i mësojmë fëmijët e vegjël për luftën, për mbajtjen e armëve, për pozicione për të shtënë, për diçka që nuk ka lidhje me historinë tonë. Kjo është toka jonë e përbashkët, e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë territor që quhet Maqedoni. Në këtë tokë të përbashkët, ne duhet ta ndërtojmë së bashku. Të gjithë duhet të kemi së bashku përgjegjësi ndaj saj, dashuri, dhe të kemi ide për përparimin e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Të rinjtë janë e ardhmja e çdo shteti. Kur i edukojmë fëmijët, duhet t’i edukojmë mbi bazat e vlerave njerëzore, të mosdiskriminimit, të bashkëjetesës, të mirëkuptimit dhe të empatisë. Gjëja më e papërshtatshme që duhet të ketë në shkolla është politika. Fëmijët duhet të rriten në frymën e patriotizmit, të traditës dhe të respektimit të vlerave”, tha ministrja.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat