spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeRajoniMali i ZiPas katër vitesh, Mali i Zi emëron ambasadorin në Kosovë

Pas katër vitesh, Mali i Zi emëron ambasadorin në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt si ambasadorë në Kosovë.

Me këtë vendim, pas katër vjetësh, do të plotësohet pozita e ambasadorit në Prishtinë.

- Advertisement -

Për ambasadorin në Prishtinë nuk votuan deputetët e partive prorusë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Ambasadori i mëparshëm i Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinoshi, u largua nga posti i tij më 2020, për shkak se kishte përmbushur kushtet për pensionim.

- Advertisement -

Ambasadori i ardhshëm në Kosovë, Çobaj, ishte i ngarkuar me punë në ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë.

“Ambasada e Malit të Zi është njohur si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Kjo është kryesisht falë diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

Ai e karakterizoi marrëdhënien e dy shteteve si fqinje miqësore, të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj kishte punuar për shumë vjet në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat