spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
01:05
HomeBotaEvropaPas këputjes së kabllove, BE përgatit pakon e re të sanksioneve ndaj...

Pas këputjes së kabllove, BE përgatit pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se blloku po përgatit sanksione ndaj asaj që e quajti ‘flota hije’ e Rusisë, pasi një kabllo energjie nënujore që lidh Finlandën dhe Estoninë u dëmtua në Detin Baltik.

Kallas publikoi deklaratën e përbashkët nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë që drejton hetimin, duke thënë se “anija e dyshuar është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin, ndërsa financon buxhetin e luftës së Rusisë”.

- Advertisement -

Ajo tha gjithashtu se BE po forconte përpjekjet për të mbrojtur kabllot nënujore, duke shtuar se nuk kishte asnjë rrezik për furnizimet rajonale me energji elektrike.

Masat vijnë pasi autoritetet finlandeze ndaluan një anije ruse si pjesë e një hetimi për dëmtimin e kabllit të energjisë Estlink-2.

- Advertisement -

Ai transporton energji elektrike nga Finlanda në Estoni përtej Detit Baltik dhe u dëmtua të mërkurën.

Policia finlandeze dhe rojet kufitare u ngjitën në anijen ‘Eagle S’ dhe morën komandën, tha shefi i policisë së Helsinkit, Jari Liukku në një konferencë për shtyp.

Anija po mbahej në ujërat territoriale finlandeze.

Eagle S është me flamur në Ishujt Kuk, por u përshkrua nga zyrtarët finlandezë të doganave dhe komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian, si pjesë e flotës ruse të cisternave të karburantit.

Këto janë anije të vjetruara me pronësi të paqartë, të blera për të shmangur sanksionet perëndimore dhe që funksionojnë pa sigurime të rregulluara nga perëndimi.

Përdorimi i anijeve nga Rusia ka ngritur shqetësime mjedisore për aksidentet duke pasur parasysh vjetërsinë e tyre dhe mbulimin e pasigurt të sigurimit.

Anija Eagle S dyshohet se ka shkaktuar dëme në kabllo, njoftoi televizioni Yle, duke cituar deklaratat e policisë.

Qeveria e Estonisë u mblodh në seancë urgjente lidhur me incidentin.

Cisternat në hije “po ndihmojnë Rusinë të fitojë fonde që do të ndihmojnë sulmet hibride ruse”, tha kryeministrja, Kristen Michal në një konferencë shtypi.

“Ne duhet të përmirësojmë monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike si në tokë ashtu edhe në det”.

Ajo tha se riparimet në kabllo mund të zgjasin deri në shtatë muaj.

“Dëmtimi i përsëritur i infrastrukturës së Detit Baltik sinjalizon një kërcënim sistemik, jo thjesht aksidente” tha presidenti i Estonisë, Alar Karis në X.

Estonia do të ndërmarrë veprime për të kundërshtuar këtë kërcënim, së bashku me Finlandën dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Vendet në rajon kanë qenë në gatishmëri pas një sërë incidentesh që përfshijnë kabllot nënujore dhe tubacionet e gazit në Detin Baltik që nga viti 2022.

Dy kabllo të dhënash – njëra që kalonte midis Finlandës dhe Gjermanisë dhe tjetra midis Lituanisë dhe Suedisë – u shkëputën në nëntor.

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se zyrtarët duhej të supozonin se incidenti ishte “sabotim”, por ai nuk dha prova ose nuk tha se kush mund të ishte përgjegjës.

Tubacionet Nord Stream që dikur sillnin gaz natyror nga Rusia në Gjermani u dëmtuan nga shpërthimet nënujore në shtator 2022.

Autoritetet kanë thënë se shkak ka qenë sabotimi dhe kanë nisur hetimet penale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat