spot_img
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
23:36
HomeKosovaPas Konjufcës, Spiropali pritet në takim edhe nga Haxhiu

Pas Konjufcës, Spiropali pritet në takim edhe nga Haxhiu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Ajo më herët është takuar edhe me Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca si dhe me nga presidenten Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Më tej, Ministrja do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

Po ashtu, në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në zbatimin e projekteve madhore kombëtare si hekurudha Durrës-Prishtinë, shtimin e projekteve infrastrukturore dhe energjitike të përbashkëta, pa lënë mënjanë koordinimin në mbështetje të faktorit shqiptar në rajon dhe bashkëpunimin me diasporën.

Gjatë vizitës, Spiropali do të theksojë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, si dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës. /EO

Spiropali: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat