Pasi Kosova paralajmëroi se do të ankimoj në arbitrazh ndaj vendimit të fundit të UEFA-s që dënoi kombëtaren tonë më 3 pikë minus dhe me 6 mijë euro, të njëjtin veprim do ta bëjë edhe kombëtarja e Rumanisë.
Kjo e fundit u dënua me mijëra euro për shkelje të shumta gjatë përballjes me Kosovën në stadiumin në Bukuresht.
E në mbështetje të rumunëve janë dalë edhe tifozët ultras ‘Honor et Patria’ që vetë shkaktuan probleme në këtë ndeshje.
Ata kanë protestuar para arbitrazhit të futbollit, duke kundërshtuar vendimin e UEFA-s.



