spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
09:21
HomeKosovaZgjedhjet 2025Pas Mitrovicës, LDK e PDK bashkë në garën për Prizrenin

Pas Mitrovicës, LDK e PDK bashkë në garën për Prizrenin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin për komunën e Prizrenit.

“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë,” ka shkruar kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka falënderuar kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, për mbështetjen, duke shtuar se “rrugëtimi i përbashkët +4 për Prizrenin është për të mirën e qytetit.”

Me këtë marrëveshje, LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Vetëvendosjes, Artan Abrashin, në balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat