spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
21:35
HomeKulturëPas një rrugëtimi ndërkombëtar, filmi “Nderi” u prezantua edhe në Prishtinë

Pas një rrugëtimi ndërkombëtar, filmi “Nderi” u prezantua edhe në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në organizim të Ambasades së Malit të Zi si një nga ngjarjet e shumta në shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së këtij shteti, pas një rrugëtimi në festivale të ndryshme dhe prezantimit në Podgoricë, në mbrëmjen e së enjtes, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Nderi” u prezantua për publikun në Prishtinë.

Me regji nga Nikola Vukčević, ky film që regjisorit i ka shpenzuar rreth tetë vite punë, boshtin e filmit e ka të Kanuni i Lekë Dukagjinit, e që flet për moralin dhe sakrificën.

- Advertisement -

Filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë që bazohet në Luftën e Dytë Botërore, ku një fëmijë ortodoks në ikje nga një njësi fashiste, gjen shpëtimin në një familje muslimane shqiptare, dhe po në këtë ndërlidhje, regjisori zhvillon dramën, ku qet në pah besën shqiptare, të cilët, për të ruajtur nderin nuk e dorëzojnë fëminë në duart e fashistëve.

Në këtë film me rolet kryesore paraqiten aktorët: Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe aktorë të tjerë të njohur.

- Advertisement -

Filmi “Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, i cili në këtë rrugëtim nuk ka arritë të hyjë as në listën e gjerë, por filmi ka shënuar suksese tjera ndërkombëtare, duke fituar çmime ndërkombëtare dhe prezantime në festivale të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të kategorisë A si: Cairo International Film Festival dhe IFFI GOA, si dhe Palm Springs International Film Festival. /KultPlus

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat