Nga dita e djeshme numër i madh i bizneseve janë në hall për të gjetur energji pas hyrjes në fuqi të Liberalizimit të Energjisë Elektrike.
Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhen drejtuesit e shoqatave të bizneseve.
Storm merr vesh nga burimet e saj se takimi është planifikuar të mbahet në orën 14:00 në Odën Ekonomike të Kosovës.
Sipas të njëjtave burime, në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtejshëm për të kundërshtuar Liberalizimin e Tregut të Energjisë.
Pra bizneset pritet sërish të dalin në protestë, derisa dita, ora dhe forma e protestës do të vendoset gjatë takimit të nesërm.