spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:28
HomeKosovaDrejtësiaPas publikimit të raportit, reagon familja e Liridona Ademajt

Pas publikimit të raportit, reagon familja e Liridona Ademajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili konfirmon se i akuzuari Naim Murseli është mendërisht i shëndoshë dhe i përgjegjshëm për veprën.

Përmes një postimi në Facebook, vëllai i Liridonës Leonard Ademaj, tha se mirëpret përfundimet e raportit dhe shpreson që procesi gjyqësor të vazhdojë me vendosmëri dhe profesionalizëm.

- Advertisement -

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë, profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, thuhet në postim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat