spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:09
HomeSportPas Salah-ut, edhe Van Dijk nuk largohet nga klubi anglez

Pas Salah-ut, edhe Van Dijk nuk largohet nga klubi anglez

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zërat për një rinovim të mundshëm të Virgil van Dijk-ut me Liverpoolin shtohen çdo orë që kalon.

Holandezi, ashtu si Salah, duket se është bindur dhe do të zgjasë qëndrimin e tij në “Anfield Road”.

- Advertisement -

Do të jenë pikërisht dy senatorët themeli për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri, ku me gjasa nuk do të bëjë pjesë Aleksander-Arnold, vendi i të cilit do t’i besohet 21-vjeçarit Konor Bredlit që është edhe një produkt i akademisë së “Të kuqve”.

Mbi përvojën e Salahut dhe Van Dijk-ut, Slot do të formojë skuadrën për sezonin e tij të dytë në Angli dhe kërkesa do të jetë ngjitja e Liverpulit në një nivel tjetër.

- Advertisement -

Përgjegjësi të mëdha, duke qenë se pikërisht nën drejtimin e holandezit, skuadra po shkon e sigurt drejt titullit kampion.

Duke u rikthyer te kontrata e kapitenit, nuk ka ende shifra, por me gjasë do të jetë në rendin e 11.5 milionë paundëve që futbollisti ka marrë në tre sezonet e fundit në radhët e “Të kuqve”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat