spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
10:23
HomeKosovaZgjedhjet 2025Pas shpalljes së qindra fletëvotime të pavlefshme, LVV ankohet në PZAP

Pas shpalljes së qindra fletëvotime të pavlefshme, LVV ankohet në PZAP

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama njoftoi se kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi tha se me qindra fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në një postim në Facebook Rama ka shkruar se ankesa është dorëzuar “duke parë se KQZ-ja nuk është e gatshme t’i korrigjojë shkelje për arsye krejtësisht politike”, derisa ka shtuar se arsyeja është që qytetarët s’i kanë shtypur siç duhet fletëvotimet.

- Advertisement -

“Me qindra fletëvotime, si këto më poshtë, janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit e QNR-së për një arsye absurde, sepse qytetarët nuk i kanë shtypur ato siç duhet. Por në të gjitha këto fletëvotime qëllimi i votuesit është i qartë dhe i pakontestueshëm”, ka shkruar Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat