spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:48
HomeKosovaPas SMS për studentët, Abdixhiku godet Kurtin: Regjim i frikësuar në rënie...

Pas SMS për studentët, Abdixhiku godet Kurtin: Regjim i frikësuar në rënie të lirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit vlerësuar se ‘’regjimi i frikësuar’’ i Kurtit, po i trajton studentët si material shitblerje zgjedhor.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit.

- Advertisement -

Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.

Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën.

I keni nënçmuar.

Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. 💙

Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat