spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
11:23
HomeSiguriaPoliciaPas sulmit me vezë ndaj eskortës së Kurtit – tre policë të...

Pas sulmit me vezë ndaj eskortës së Kurtit – tre policë të suspenduar në Skenderaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje dhe eskorta e tij u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në Komunën e Skenderajt janë suspenduar tre zyrtarë policorë.

- Advertisement -

Suspendimi i tyre merr kohëzgjatjen prej 72 orësh, thuhet ndër tjera.

”Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”.

- Advertisement -

“Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat