spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
13:44
HomeKosovaPas takimit Bislimi-Petkoviq, Sorensen paralajmëron dialog të nivelit të lartë

Pas takimit Bislimi-Petkoviq, Sorensen paralajmëron dialog të nivelit të lartë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se në këtë takim të gjatë kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Bislimi ka deklaruar se kanë paraqitur idetë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

- Advertisement -

Bislimi ka thënë se është herët akoma për të thënë se ka rezultate konkrete.

 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat