spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:43
HomeKosovaPas takimit në Pentagon, Haradinaj: Haradinaj: Kosova ka nevojë të anëtarësohet shpejtë...

Pas takimit në Pentagon, Haradinaj: Haradinaj: Kosova ka nevojë të anëtarësohet shpejtë në NATO

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Pentagonin si dhe është takuar me Alton V. Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes.

“Në fillim të takimit e falënderova z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin forcimit të Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj nv FCB.

- Advertisement -

Teksa thotë se ka theksuar nevojën për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s”, shkroi Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat