35 makina super luksoze, vlera e të cilave arrin në rreth 8 milionë euro, janë kthyer në vendin e origjinës.
Një hetim që zgjati tetë vjet, rezultoi me zbulimin e veturave të tipit Range Rovers, Porsche, Mercedes, BMW dhe Lamborghini, të cilat ishin eksportuar në Tajlandë.
Sipas hetimeve të bëra, këto vetura, u morën gjatë viteve 2016 – 2017, përmes mashtrimeve me kontratat financiare nga shitësit e makinave në të gjithë Anglinë.
Automjetet e kthyera në Mbretërinë e Bashkuar përmes Portit të Southampton, po ruhen në një magazinë përpara se t’u kthehen pronarëve real.
Deri më tani janë trembëdhjetë persona që po akuzohen në këtë ndërmarrje kriminale.