Igli Veizi, sipërmarrësi i njohur që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri disa ditë më parë, ka vendosur të largohet nga gara duke hequr dorë nga mundësia e fitimit të çmimit të madh.
Ditën e sotme, “Big Brother” me anë të një zarfi, iu ka komunikuar banorëve se Igli ka marrë një lajm të papritur për një emergjencë familjare, që e ka detyruar të marrë këtë vendim.
Në një bisedë mbrëmjen e djeshme me Eglin, pas takimit me nënën e saj, Igli ka hapur zemrën, duke treguar se mamaja e tij ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ai shprehu shqetësimin e tij, si dhe duke thënë se nuk preferon ta bëjë publike.



