spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:17
HomeKosovaDrejtësiaPasi u raportua se bashkëshorti i saj mori mijëra euro nga MKRS,...

Pasi u raportua se bashkëshorti i saj mori mijëra euro nga MKRS, Fitore Pacolli tenton t’i frikësojë gazetarët me padi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar padi ndaj gazetarëve të mediumit “Vox Kosova”, të cilët raportuan se bashkëshorti i saj kishte marrë mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas këtij mediumi, burri i Pacollit kryeson një Organizatë, dhe ka marrë fonde nga MRKS.

- Advertisement -

E pikërisht ky raportim, ka bërë që Pacolli të dalë me një reagim duke dashur t’i frikësojë gazetarët me padi.

“Dita e re, shpifje të reja! Paska me më shku e diela duke shkruar padi. E diela e padive . Ju që shpifët dje, tashmë veçse jeni futur në listë. E ju që do shpifni sot e njëjta ju pret. Para disa ditësh, një raport i pavarur i shoqërisë civile më shpalli si gruan më të sulmuar. Dhe po, është e vërtetë më kanë sulmuar më së shumti. Por këta shpifës kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin, e lëre më të më thyejnë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat