spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:27
HomeKosovaDrejtësiaPaul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë

Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, i prezantuar nga mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars të vitit 1999, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ndryshe, dje dëshmitari Paul Williams mohoi që trupat gjermane të kenë gjetur 15 të burgosur – përfshirë një person të moshuar, i cili ishte gjetur i lidhur me pranga në një karrige, i rrahur dhe i vdekur, në ish-godinën e MUP-it në Prizren.

- Advertisement -

Po ashtu, dëshmitari mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakt me Adem Demaçin, dhe tha se nuk e di nëse ky i fundit ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. “Nuk kam dijeni lidhur me këtë,” deklaroi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat