spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
12:13
HomeKosovaPaviza.eu, faqe e re për qytetarët e Kosovës mbi rregullat e udhëtimit...

Paviza.eu, faqe e re për qytetarët e Kosovës mbi rregullat e udhëtimit në Schengen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për publikimin e faqes së re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

Kjo faqe, sipas njoftimit përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë.

- Advertisement -

Për çka mund të informoheni në këtë faqe:

Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES).

- Advertisement -

Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.

Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.paviza.eu

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat