spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:29
HomeKosovaZgjedhjet 2025PDK dorëzon ankesë në PZAP për rezultatet zgjedhore në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në PZAP për rezultatet zgjedhore në Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se ka dorëzuar ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se ky hap është ndërmarrë brenda afatit ligjor dhe në përputhje me procedurat, me qëllim mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe vullnetit të qytetarëve.

- Advertisement -

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, PDK ka dorëzuar ankesën zyrtare në PZAP. Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës,” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Njoftim nga Partia Demokratike e Kosovës

Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës.

PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.

Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.

Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat