Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën me fillim nga ora 12:00, në emër të 41 deputetëve të opozitës do të mbahet një seancë e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
“Për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milionë eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.