spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKosovaGjykata KushtetuesePDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ashtu siç kishte paralajmëruar kreu i saj, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik 2025.

Kjo parti ka publikuar edhe detajet se çka përmban kërkesa e saj e drejtuar ndaj kushtetueses.

- Advertisement -

1. Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë;
Hedhjen në votim të këtij Komisioni;
Vetë votimin e Komisionit;

2. Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.pas mosmiratimit të Komisionit.
“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”.

- Advertisement -

3. Të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë;

4. Të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive;

5. Të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysje të rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën. Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat