Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti nuk do të bëjë asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, partia në pushtet ka humbur votues, të cilët më pas shkuan te LDK dhe PDK.
“Si rezultat i votës suaj sot është një ditë ma ndryshe se dje. Vullneti juaj u shpreh qartë në zgjedhjet e djeshme. LVV ka humbur një numër të madh të votive. Shumë qytetarë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne dhe te LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si referendum për veten dhe qeverinë e tij”.
“Ai kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori, nuk ia dhanë qytetarët. Shumica e qytetarëve shqiptarë që votuan nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Hamza në konferencën për media.



