Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që ndarja buxhetore për zgjedhje të bëhet me urgjencë.
Ai ka thënë se janë pothuaj katër javë që nuk ka buxhet të alokuar për realizimin e operacioneve në zgjedhje.
“Po bëhen 4 javë që i keni dërgu kërkesë institucioneve për me nda një buxhet shtesë… Unë mendoj që ju do të duhej që në mbledhjen e radhës të vini me një raport shtesë sepse mosndarja e këtij buxheti nënkupton mosrealizimin e këtij operacioni (votimin nga jashtë). Duhet me na e pru një raport se çka do të ndodh me këtë operacion. Duheni me na tregu a do të mundemi me i tërheq fletëvotimet. Janë 3-4 çështje që janë me rëndësi të veçantë që i japin besueshmëri dhe integritet procesit zgjedhor”, ka thënë Gashi.
E Besnik Buzhala nga Sekretariati i KQZ-së është përgjigjur se në mbledhjen e radhës do të japë përgjigje lidhur me kërkesën për buxhet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për çregjistrimin e partisë Lëvizja për Bashkim.