spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
10:45
HomeKosovaPDK-ja mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

PDK-ja mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shpreh mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

PDK thekson se ‘kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, të familjeve të tyre dhe të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës’.

- Advertisement -

“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri”, theksoi kjo parti.

PDK thotë se mbrojtja e së vërtetës për luftën është një detyrim shtetëror dhe moral.

- Advertisement -

“Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre”, tha PDK.

Haradinaj mbështet protestën e veteranëve dhe bën thirrje për mobilizim qytetar

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat