spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
22:40
HomeKosovaZgjedhjet 2025PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensionesh

PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensionesh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, në Prishtinë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bredri Hamza tha se sonte nuk u mblodhën vetëm për të mbyllur fushatën, por për të hapur një kapitull të ri për Kosovën.

“Një kapitull të unitetit, të zhvillimit e dinjitetit, ku secili qytetar ndihet i respektuar, i përfaqësuar e i sigurt për të ardhmen”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Hamza në këtë përmbyllje të fushatës përsëriti premtimet e partisë që drejton për rritje pagash, pensionesh e ulje të TVSH-së.

“Unë dhe PDK kërkojmë besimin dhe votën tuaj, sepse ju kuptojmë dhe kemi përgjigje për ju, kemi zgjidhje për ju. Ne nuk premtojmë mrekulli, por vendime të drejta dhe të ndjeshme në xhepin  qytetarëve. Rritje 50 për qind e pagave që puna të shpërblehet me dinjitet. Rritje 50 për qind e pensioneve dhe e ndihmave sociale, sepse askush nuk do të jetojë në pasiguri. Pensioni më i ulët 250 euro. Zero për qind TVSH për produktet esenciale, që shporta e familjes të jetë më e përballueshme, zero TVSH për energjinë elektrike që fatura të mos jetë barrë. Ulje e tatimit në të ardhura që më shumë para të mbeten tek ju. Këto janë vendime që ua ndryshojnë jetën”, tha Hamza.

- Advertisement -

Ai tha se qytetarët po presin përgjegjësi, familje që presin drejtësi e të rinj që duan të ndërotojnë jetën në Kosovë.

“Kosova ka nevojë për unitet, stabilitet, për një qeveri që punon për qytetarët e saj, një qeveri që angazhohet për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacën Jakup, Rexhën e të gjithë luftëtarët e lirisë që padrejtësisht po na i mbajnë në Hagë”, tha Hamza.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të dielën të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat