spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
21:06
HomeKosovaZgjedhjet 2025Peci i sulmoi mediat për Exit-Pollet, AGK: Sulme të ulëta e të...

Peci i sulmoi mediat për Exit-Pollet, AGK: Sulme të ulëta e të papranueshme, tërhiqni akuzat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Faton Peci, përmes një postimi, ka sulmuar mediat lidhur me Exit Pollet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Për këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Nga këta të fundit, deklarimet e Pecit përbejnë ‘’fushatë të rëndë intimiduese’’, dhe se, ato janë ‘’sulme të ulëta dhe të papranueshme’’.

- Advertisement -

Tutje, nga AGK është kërkuar nga Peci dhe Vetëvendosja që të tërheqin akuzat publike, pasi që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Fushatë e rëndë intimiduese e Faton Pecit kundër TV Dukagjini

Kandidati i partisë politike Vetëvendosje për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci ka vazhduar sulmet e ulëta dhe të papranueshme kundër TV Dukagjinit, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

Duke iu kthyer Exit-Pollit të 12 tetorit, Peci e ka quajtur mes tjerash TV Dukagjinin si “qendra operative e ndërmarrjes kriminale”.

AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe partisë politike që përfaqëson.

AGK-ja kërkon nga zoti Peci dhe Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre.

Ambienti i mediave për të bërë punën e tyre është vështirësuar shumë, për shkak të retorikës së papranueshme si kjo e zotit Peci.

Mediat duhet të lihen të lira të raportojnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat