spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
22:21
HomeKosovaPeci reagon pas vendimit të Supremes: Do të jem kryetar i të...

Peci reagon pas vendimit të Supremes: Do të jem kryetar i të gjithëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka vendosur që në këtë qytet të mos ketë proces të rivotimit.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se nga tash e tutje do të jetë kryetar i të gjithëve pa dallim, derisa shtoi se do të punojë me secilin qytetar që ka vizion dhe dëshirë për ta bërë Mitrovicën një vend më të mirë për të jetuar.

- Advertisement -

“Sot edhe një herë u dëshmua se procesi ishte i rregullt, andaj 18,235 herë faleminderit. Ky besim për mua nuk është vetëm nder, por edhe një përgjegjësi e thellë ndaj secilit prej jush. Faleminderit të gjithë qytetarëve që morët pjesë në këtë proces demokratik, pavarësisht bindjeve tuaja politike. Sot nuk fiton një individ, por fiton qyteti ynë. Fiton ideja se ndryshimi është i mundur kur qytetarët bashkohen për një qëllim të përbashkët. Tani fillon puna e vërtetë puna për qytetin tonë”.

“Besimin e kam marrë si njeri i punës, dhe kjo është ajo që i duhet më shumë Mitrovicës. Mitrovica është qytet i veçantë, me rol të veçantë në historinë tonë kombëtare, në zhvillimin ekonomik, në kulturën dhe sportin e Kosovës. Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim. Do të dëgjoj çdonjërin dhe do të punoj me secilin që ka vizion dhe dëshirë për ta bërë Mitrovicën një vend më të mirë për të jetuar, punuar dhe ëndërruar”, ka shkruar kryetari i këtij qyteti, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Peci shton se Mitrovica ka energji, potencial dhe njerëz të jashtëzakonshëm.

“Detyra ime është t’i bashkoj këto, t’u jap drejtim dhe t’i kthej në zhvillim të vërtetë. Mitrovica është qyteti i minatorëve, atyre që i dhanë shumë Kosovës. Çdo ditë e tyre fillon me urimin “Me fat”, dhe le të jetë pikërisht fati që do ta shoqërojë punën tonë të përbashkët për qytetin. Le ta ndërtojmë Mitrovicën me zemër, me përkushtim dhe me dinjitet”, përfundoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat