spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
13:44
HomeKosovaPeci thotë se po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e situatës

Peci thotë se po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e situatës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, ka deklaruar se, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ende nuk është arritur të zhbllokohet Kuvendi.

Sipas tij, Vetëvendosje po i përmbush detyrimet e saj duke marrë pjesë në seanca dhe në procesin e votimit.

- Advertisement -

“Edhe sot, pas përpjekjes, nuk kemi rezultat në votimin për gjendjen. Ne, në vazhdimësi, po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate. Jemi duke kryer detyrimet tona, duke marrë pjesë në seanca dhe në procesin e votimit”.

“Është e rëndësishme të potencohet se ende nuk kemi ardhur te propozimi i emrit. Përpjekja jonë është që ta kemi një proces votimi të fshehtë, ashtu siç përcaktohet me Kushtetutë”.

- Advertisement -

“Vullneti i mirë dhe ndërgjegjja mund të kontribuojnë në procesin e zhbllokimit dhe në konstituimin e Kuvendit për mandatarin e qeverisë,” tha Peci.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat