Përkundër situatës së tensionuar, Sara ka vendosur të ec tutje në lidhje me pëlqimin që ajo e ka për Drilonin.
Dyshja kanë përjetuar një moment përplasjeje me njëri-tjetrin.
E gjitha ndodhi kur në një moment Gresa po i rrëfente Arionit se nuk ishte ndjerë rehat nga shikimet sipas saj që i kishte bërë gjatë gjithë kohës Vullneti.
Mbi këtë qëndrim të saj, reagoi Driloni, i cili ia kontestonte mendimin rreptësishtë, duke i thënë se është e kundërta.
”Nëse kishe mujt me hongër dikënd me sy, ti e kishe hongër krejt Vullnetin, unë ju kam këqyr të dyve”, shprehej ai drejt Gresës.
Ndaj këtij komenti, reagoi Sara duke i kërkuar të mos përfshihej në punët që s’i takojnë.
”Lëri njerëzit e tjerë rehat, shih vetën tate”, dëgjohej ajo t’i drejtohej Drilonit çka dhe e acaroi këtë të fundit.
”Zara, edhe sytë e tu t’i kam pa sot”, reagonte Driloni derisa e vazhdoi përgjigjen e pyetjes së Sarës se ku, me: ”Gjithkund veç te une jo”.
Sara i ankohej Drilonit se nuk kishte treguar interesim ndaj saj gjatë gjithë ndejës së mbrëmshme.
E skenat e ndryshme të Drilonit, haptazi duket se e kanë mërzitur Sarën.
Ajo mbrëmë u pa tek pishina teksa qante.
Megjithatë kjo situatë afektoi po Drilonin, i cili u tregua i kujdesshëm dhe e këshillonte të hynte brenda.



