spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeSiguriaUshtriaPensionohet edhe Gjenerali Naim Haziri – A po mbeten FSK-ja pa kuadro...

Pensionohet edhe Gjenerali Naim Haziri – A po mbeten FSK-ja pa kuadro (me përvojë), për të ardhmen?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/FSK: Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po përballet me pensionimet e njëpasnjëshme të themeluesve dhe gjeneralëve të saj. Pas largimit të gjeneral Nazmi Brahimaj, tashmë edhe gjenerali Naim Haziri, Komandanti i Gardës Kombëtare, ka dalë në pension. Kjo situatë ka ngritur pyetje për të ardhmen e FSK-së dhe për kapacitetet e kuadrove trashëguese për të vazhduar misionin dhe transformimin e kësaj force, ashtu si çdo ushtri moderne perëndimore.

Në një ceremoni të mbajtur në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, të organizuar për pensionimin e gjeneral brigade Hazirit, ishin të pranishëm figura të larta të politikës dhe ushtrisë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe shumë oficerë, deputetë, bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë ishin të pranishëm për të nderuar kontributin e gjeneral Hazirit gjatë 32 viteve të tij në shërbim të vendit.

- Advertisement -
Foto: Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci (M) duke i vendosur medaljen “per sherbim”, Gjn.Naim Haziri (D)

Ministri Maqedonci lavdëroi angazhimin e gjeneral Hazirit që nga periudha e luftës çlirimtare, duke përmendur bashkëpunimin e tij me heroin Zahir Pajaziti. “Ne sot nuk mund t’ia shtrëngojmë dorën heroit Zahir Pajaziti, por mund t’ia shtrëngojmë dorën bashkëluftëtarit të tij, gjeneral Naim Hazirit,” tha ministri, duke nënvizuar rolin e tij në shtetndërtimin e Kosovës dhe në avancimin e institucioneve të sigurisë.

Gjeneral Haziri u nderua me Medaljen për Shërbim të Shquar nga Ministri i Mbrojtjes, një vlerësim i lartë për kontributin e tij në FSK dhe më herët në TMK dhe UÇK. Gjeneral Cikaqi e vlerësoi gjeneral Hazirin si një model të përkushtimit të pakursyer që prej tri dekadave në shërbim të atdheut.

Reagimet për pensionimin e gjeneralit Haziri nuk munguan. ish/Deputeti Daut Haradinaj (që në të kaluarën kanë qenë bashkëluftetarë në UÇK dhe pastaj kolegë në TMK) u shpreh: “Gjeneral Naim Haziri ishte dhe do të mbetet një personalitet i madh që për plot 32 vjet ishte në shërbim të çështjes kombëtare. Ai sot mori nderimet e merituara dhe i’u bashkua radhëve të burrave e grave që i shërbyen me zell ushtrisë sonë.”

- Advertisement -
Foto: ish/Deputeti, Daut Haradinaj (M) duke u pershendetur me Gjn.Naim Haziri (D) gjate ceremonise se pensionimit te tij!

Por, përballë pensionimeve të “themeluesve” të saj dhe ankesave për mungesën e interesit për rekrutim dhe largimet e shumta nga radhët e FSK-së, shtrohet pyetja: a janë forcat e reja të gatshme dhe të denja për ta çuar përpara planin e transformimit të FSK-së në një ushtri moderne dhe për përmbushjen e misionit të saj?

FSK-ja, me sfidat e reja që e presin, duhet të investojë në brezin e ardhshëm të liderëve dhe kuadrove ushtarake, në mënyrë që trashëgimia e themeluesve të saj të mos humbet dhe transformimi i saj të vazhdojë me sukses / Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat