spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeSiguriaUshtriaPër çfarë ushtrimesh po përgatitet FSK-ja në Mitrovicë?

Për çfarë ushtrimesh po përgatitet FSK-ja në Mitrovicë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mbajë ushtrime në fshatrat Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë të Mitrovicës nga data 26 deri më 28 shkurt.

Komuna e Mitrovicës, ka kërkuar nga banorët e këtyre tri fshatrave që të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe kohore.

- Advertisement -

“Të nderuar banorë të fshatrave Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë, ju njoftojmë se më datë 26.02.2025, 27.02.2025 dhe 28.02.2025 pjesëtarët e FSK-së, do të realizojnë ushtrime në këto fshatra. Ju lutemi të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjes në këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej, komuna kërkoi mirëkuptimin e banorëve për ndonjë shqetësim eventual që mund të shkaktohet te banorët nga ushtrimet e FSK-së.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat