Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa është rikthyer në spektaklin Prime.
E me fillim ajo pati një “sherr” të vockël me opinionistin Milaim Zeka.
Ndërkohë kur u pyet se a ka me të vërtetë pëlqim për Drilonin, ajo e pranoi një gjë të tillë.
E në për të zgjatur spektaklin, produksioni kërkoi daljen e Gjestit nga shtëpia dhe sjelljen e tij në studio për një përballje me Anisën.
Anisa gjatë përballje me Gjestin u tregua e ashpër me të, duke përdorur edhe ironi ndaj tij.
Ajo i tha atij që ta merr kurdelin dhe të futet brenda shtëpisë, pasi sipas saj ai ka bërë dhe bën shumë padrejtësi ndaj banorëve brenda shtëpisë.
“Kam taku shumë femra që janë më burrërore se meshkuj që rrinë ulur këmbëkryq, tash mundesh me marrë kurdelin , leshin edhe me hy brenda se tjetër sen s’dinë me bo, publikun mund ta mashtrosh mu dhe banorët brenda jo. Krejtve ju ke bë padrejtësi, cila është loja jote brenda, më trego”, tha Anisa.
“Veç që të kam qitë ty jashtë, kurgjo tjetr” ia ktheu Gjesti..
“Ti duhesh me iu falënderua Vëllait të Madh që nuk ishte eliminim, por nominim kokë më kokë”, tha Anisa ndër të tjera.
Fillimisht argumentin e parë e pati Anisa, e cila pati disa fjalë për Gjestin për momentin kur kanë hyrë në banjo.
“Është kanë puna me hy në banjo ti ke qenë duke folur me Lelën dhe ke qenë duke e sfiduar për të hyrë brenda dhe kam qenë unë që të kam thënë që të hyjmë në toalet”, iu drejtua Anisa, Gjestit.
Por përgjigjja e Gjestit ishte e menjëhershme ndaj saj.
“Unë të kam thënë?, Unë ta kam maru kulaçin”, u shpreh Gjesti.
Në këtë përballje, Gjesti e konfirmoi se dyshja kanë njohje nga jashtë dhe se ata kishin një përplasje, për të cilën Gjesti tha se Anisa ia ka vjedhë kanalin e tij në YouTube, por se për këtë gjest e kishte falur, por kjo u mohua nga Anisa.



