spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:39
HomeKosovaZgjedhjet 2025Përcaktohet data e nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale

Përcaktohet data e nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pritet që të bëhet javën e ardhshme.

“Sipas planit të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të bëhet më 3 ose 4 shtator 2025”, ka deklaruar, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se për datën dhe orën e saktë do të njoftohet me kohë dhe se ky aktivitet do të zhvillohet në mënyrë të plotë transparente dhe në praninë e përfaqësuesve të subjekteve politike të certifikuara.

Elezi ka bërë të ditur gjithashtu periudhën e fushatës zgjedhore, e cila do të fillojë më 13 shtator.

- Advertisement -

“Periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë më 12 tetor, në orën 06:59”, ka shtuar Elezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat