spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:27
HomeEkonomiPërfitimet e Kosovës nga marrëveshja me vendet e EFTA

Përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me vendet e EFTA

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot mban konferencë për media ku do të diskutohet gjerësisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s dhe përfitimet që bizneset vendore do t’i kenë.

Për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar më herët një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që, përveç kapitullit të tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve në këtë marrëveshje!. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe kryetarët e shoqatave.

- Advertisement -

Ndryshe Kosova muajin e kaluar ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat