Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy pronarëve të kompanive të përfshira në përpjekjen për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën rreth 2.8 milionë euro nga rimbursimi i TVSH-së, përmes faturave fiktive.
Lajmi është bërë i ditur nga Administrata Tatimore e Kosovës, e cila gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë vendim, janë pushuar hetimet ndaj 13 zyrtarëve.
“Edhe pse ATK vlerëson se përfshirja në këtë skemë mashtrimi mund të ketë qenë më e gjerë se dy personat e akuzuar, ky aktvendim konfirmon se ATK ka arritur të parandalojë një dëm financiar rreth 2.8 milionë euro ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.