Dy prej aktorëve më karizmatik të Kosovës janë bërë bashkë në filmin artistik me metrazh të shkurtë “Dy emra”. Rina Krasniqi dhe Afrim Muçaj janë aktorët që me role kryesore kanë marr pjesë në filmin me skenar dhe regji të Florenc Papas, një regjisor tashmë i suksesshëm në kinematografi.
Xhirimet e filmit janë realizuar në Toronto të Kanadasë, e filmi është realizuar me producente Gerta Qurku e me drejtor fotografie Ilias Adamis.
Dy Emra / Two Names është mbështetë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Në realizimin e këtij filmi janë përfshirë profesionistë nga Shqipëria dhe Kanadaja, duke e kthyer projektin në një bashkëpunim të rëndësishëm artistik dhe kulturor. /KultPlus



