spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:50
HomeKulturëPërfundon edicioni i parë i “Netëve të Filmit Shqiptar” në Prishtinë

Përfundon edicioni i parë i “Netëve të Filmit Shqiptar” në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edicioni i parë i ciklit “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë uli siparin mbrëmjen e djeshme.

Ky aktivitet nisi në muajin shtator, duke shfaqur përgjatë vjeshtës kryevepra të kinematografisë sonë. Ashtu si në mbrëmjet e tjera, edhe në shfaqjen e fundit, ishte i pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

- Advertisement -

Këtë cikël filmash, Malaj e cilësoi më shumë se një seri shfaqjesh, por si një urë mes brezave, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe nxënësit e Prishtinës, të cilët zbuluan thesaret e artit shqiptar në errësirën magjike të kinemasë.

“Nga “Përrallë nga e Kaluara” te “Vdekja e Kalit”, çdo film u bë pasqyrë e shpirtit shqiptar, duke na bashkuar në emocione, kujtime e krenari të përbashkët”, u shpreh Malaj.

- Advertisement -

Në mbrëmjen përmbyllëse të “Netëve të Filmit Shqiptar” të pranishmit në sallën e Kino Armatës shijuan komedinë e paharrueshme “Kapedani”.

Ambasadori Malaj i shprehu mirënjohjen Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë, Kino Armatës në Prishtinë, si edhe publikut që ndoqi filmat e përzgjedhur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat