spot_img
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
16:22
HomeKosovaZgjedhjet 2025Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë

Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave me kusht, nga shtatë vendvotimet.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Hajrulla Çeku i LVV-së ka marrë 35.12% apo 72 vota.

- Advertisement -

Pas tij renditen Përparim Rama i LDK-së me 33.17% apo 68 vota dhe Uran Ismaili i PDK-së me 27.32% apo 56 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama renditet i pari me 33.71 përqind.

- Advertisement -

Hajrulla Çeku renditet i dyti me 33.22 përqind dhe Uran Ismaili i treti me 27.65.

Çeku renditet i pari edhe në votat e diasporës.

Ndryshe, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh më 9 nëntor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat