spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
16:01
HomeKosovaZgjedhjet 2025Përfundon procesi i rinumërimit në 7 komuna të Kosovës

Përfundon procesi i rinumërimit në 7 komuna të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave edhe në 7 komuna të vendit. Kjo i bie që janë numëruar 834 nga 2,557 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

- Advertisement -

KQZ vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi ku u zhvillua votim i rregullt më 28 dhjetor. Vendimi për rinumërim u mor pas evidentimit të manipulimeve me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka u aktivizua edhe Prokuroria e Shtetit.

Me vendim të KQZ-së janë shkarkuar nga funksioni përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, komunë kjo e cila doli me mospërputhjet më të mëdha në votat e kandidatëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat