spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
16:27
HomeKosovaPërfundon protesta e bizneseve, paralajmërohen protesta edhe më të mëdha nëse s'ka...

Përfundon protesta e bizneseve, paralajmërohen protesta edhe më të mëdha nëse s’ka reflektim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka përfunduar protesta e bizneseve kundër daljes në tregun e hapur të energjisë.

Protesta kishte nisur nga ora 10:00, ndërsa u bllokuan hyrjet kryesore për në Prishtinë. Një shirit i rrugëve ishte lënë i lirë për qarkullim.

- Advertisement -

Protesta zgjati për dy orë.

Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.

- Advertisement -

Bizneset kanë paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka kërkuar reflektim nga institucionet lidhur me kërkesën për shtyrje të vendimit për dalje në treg të lirë.

Ai ka thënë se do të ketë “hapa tjerë e radikalizim” nëse nuk ka reflektim nga institucionet.

Për arsyen e lënies së një shiriti të lirë, ai ka thënë se është për shkak të ushtrimeve “Defender Europe 25”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat