spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
11:38
HomeRajoniShqipëriaPërkujtohet rënia e monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Përkujtohet rënia e monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot përkujtohet dita e rënies së monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha.

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetëra-mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës.

- Advertisement -

Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit, hynë në grevë urie.

- Advertisement -

Në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disajavore të studentëve dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Data 20 shkurt e vitit 1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat