spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeRajoniMaqedonia e VeriutPërleshje me armë zjarri në Tetovë, vritet një 45-vjeçar

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, vritet një 45-vjeçar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në orën 12:15 në Tetovë. Në këtë incident të armatosur një 45-vjeçar nga Reçica e Tetovës ka ngelur i vrarë.

Po ashtu, një vajzë që ka qenë duke punuar në lokalin për rreth vendit të ngjarjes ka mbetur e lënduar dhe një taksist është shkelur me veturë nga vrasësi, gjatë arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Personat e lënduar janë bartur për në Klinikat e Shkupit dhe të Tetovës. Policia dhe Prokuroria kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma. Policia është në kërkim të dorasit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat