Një incident me përleshje fizike ka ndodhur të dielën në Veri të Mitrovicës, ku janë përfshirë disa të rinj shqiptarë dhe serbë.
Ngjarja, e cila ndodhi në një nga rrugicat e këtij qyteti të ndjeshëm etnikisht, ka rritur tensionet në zonë.
Sipas pamjeve të publikuara nga portali “Jepi Zë”, incidenti nisi pasi një i ri që po udhëtonte me një automjet me targa të Republikës së Kosovës u konfrontua me një tjetër person që po e incizonte me telefon gjatë lëvizjes së tij.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se një person është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy të tjerë janë duke u intervistuar nga autoritetet.



