spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:18
HomeSiguriaPoliciaPërleshje në një lokal në Polac të Skenderajt, Policia jep detajet

Përleshje në një lokal në Polac të Skenderajt, Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paraditen e sotme në fshatin Polac të Skenderajt ka ndodhur një përleshje mes disa personave, si pasojë e së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

- Advertisement -

“Me datë 10.08.2025 rreth orës 09:00, Policia në Skenderaj është njoftuar për një përleshje në një lokal në fshatin Polac të Skenderajt. Policia është përgjigjur në këtë rast dhe sipas informatave të para, një njësi e Trafikut Rajonal kishte ndërhyrë në rast dhe kishin ndaluar përleshjen mes palëve. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes gjatë përleshjes një person ishte lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia tha se personi i lënduar është dërguar në emergjencën e QKMF në Skenderaj për tretman mjekësor e më pas edhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe “sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë”.

- Advertisement -

“Pas tretmanit mjekësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me gjashtë fishekë “janë konfiskuar në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin personit të dyshuar”, tha Policia.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy (2) gëzhoja dhe një(1) predhë. Njësitë kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin. Është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit I.L., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, të iniciohet rasti për veprat penale: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, e po ashtu me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat