spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:59
HomeSiguriaPoliciaPërleshje si në filmat aksion në Mramor të Prishtinës

Përleshje si në filmat aksion në Mramor të Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prishtina nuk po gjen qetësi.

Këtë herë në Mramor të Prishtinës.

- Advertisement -

Zëdhëndhësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njoftoi se vetura e dyshuar është sinjalizuar nga zyrtarët policorë të ndalet në pikë kontrolli, por i njëjti nuk ështa ndalur dhe ka rrezikuar zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku policia ka pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar, e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor. Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor. Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, apelon qytetarët nese kanë informacione në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë

“Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat